11:41 / 03.07.2021
Hoxha: Memli është zgjidhje e mirë për PDK-në
Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha, në një prononcim për Ekonomia Online, tha se gara për kryetar të partisë ka qenë e hapur dhe kushdo që ka pasur dëshirë ka mund të kandidojë.
Ajo më tej shtoi se i di cilësitë e kandidati të vetëm për kryetra, Memli Krasniqi dhe se ai është zgjidhje e mirë për PDK-në.
“Kushdo që ka pasur dëshirë dhe ide së si mund ta adresojë rrugëtimin ka qenë deri me 1 korrik dhe nuk besoj të ketë ngjarje të re sa i përket ndonjë kandidati tjetër”.
“Një kandidat më shumë krijojnë mundësi të garës mirëpo edhe me vetëm një kandidaturë përbën gjë të mirë”.
“Unë i di cilësitë e Memlit si vendimmarrës dhe vullnetin e tij. Ai ka hyrë shumë herët në PDK dhe ka punuar me zotëri Thaqin dhe Veslin dhe është një zgjidhje e mirë”.























