Haziri: LDK do mbaj konventën në Gjilan, zyrtarizohet kandidati për kryetar
BKT
Kosovë

Haziri: LDK do mbaj konventën në Gjilan, zyrtarizohet kandidati për kryetar

Lidhja Demokratike e Kosovës shumë shpejt pritet të organizoj një konventë në Gjilan e ku do të nominoj kandidatin e saj për kryetar të këtij qyteti.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.

Ai ka bërë me dije se konventa do të organizohet brenda një jave.

Nënkryetari i parë i LDK-së, ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do t’i hyj garës për të vazhduar drejtimin e Gjilanit, duke thënë se ende ka kohë për këtë çështje.

As partitë tjera nuk i kanë zyrtarizuar pretendentet e tyre për kryetar të kësaj komune.

Në anën tjetër, përveç Gjilanit edhe në Prizren pritet të organizohet një konventë e tillë, ku LDK do të prezantoj zyrtarisht kandidatin për kryetar të këtij qyteti.

Dega e LDK-së në Prizren e ka nominuar Anton Qunin, por që mungon zyrtarizimi nga ana e qendrës në Prishtinë.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor. Partinë janë në fazën finale të prezantimeve të kandidatëve të tyre për kryetar të komunave./Indeksonline/


MË SHUME NGA Kosovë