Çfarë të bëjë me 23.000 kalori? Amerikani hëngri 76 hot dog për 10 minuta
BKT
   Kuriozitete

Çfarë të bëjë me 23.000 kalori? Amerikani hëngri 76 hot dog për 10 minuta

Kampioni i ushqimit të shpejtë Joey Chestnut theu rekordin e tij të mëparshëm duke ngrënë 76 hot dog në konkursin vjetor të Nathan, i cili mbahet tradicionalisht më 4 korrik në Nju Jork.

Kjo është fitorja e katërmbëdhjetë e Chestnat në këtë garë, dhe rezultati i fundit tejkaloi rekordin e tij të vitit të kaluar - me një hot dog më shumë.

Nëse 76 hot dogët që hëngri Joey do t’i shndërronim në njësi energjie, kjo do të thoshte që 37-vjeçari ka konsumuar rreth 23.000 kalori për 10 minuta.

Sidoqoftë, gratë arritën rezultate më të këqija këtë vit në konkursin e Nathan, i cili mbahet që nga viti 1972.

Fituesi ishte mësuesja 37-vjeçare Michelle Lesko nga Arizona, e cila hëngri 31 hot dog, pothuajse 18 më pak se rekordi i vitit të kaluar.