18:48 / 07.07.2021
Të enjten vaksinohet ministri Vitia
Të enjten më 8 korrik, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia do të vaksinohet kundër COVID-19.
Pas vaksinimit, Ministri Vitia do të mbajë një konferencë për media, me temë vaksinimin në masë të qytetarëve të Kosovës me vaksinën kundër COVID-19!
Vitia do të vaksionohet në sallën “1Tetori” në Prishtinë në ora 11:00























