Brenda “Khalilah”, super jahtit të artë
BKT
   Kuriozitete

Brenda “Khalilah”, super jahtit të artë

“Khalilah”, jahti prej ari dhe i konsideruar si një ndër më luksozët në botë është ankoruar në portin e Livornos, Itali.

Super jahti, 49 metra i gjatë, u ndërtua në vitin 2015 në kantierin amerikan Palmer-Johnson në bashkëpunim me prodhuesin e automjeteve Bugatti.

Gjithçka në lidhje me pjesën e jashtme të këtij jahti është projektuar duke pasur parasysh luksin konkurrues, nga harku tek opsionet e tij minimaliste, por të nivelit të lartë. Kur bëhet fjalë për hapësirën personale në jaht, ka mjaft – mund të gjenden gjithsej pesë dhoma, përfshirë dy suita master, të cilat akomodojnë gjithsej 11 persona.