Vajza e heroit të Kosovës i bashkohet AAK-së
BKT
Kosovë

Vajza e heroit të Kosovës i bashkohet AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka njoftuar se nga tani pjesë e këtij subjekti politik është edhe vajza e heroit të Kosovës, Vesel Demaku, Valbona Demaku.

“Vizionit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, iu bashkua edhe Valbona Berisha nga Drenasi, e bija e heroit të Kosovës dhe mësuesit të popullit, Vesel Demaku. Valbona ka studiuar për shkencat sociale dhe do të jetë pjesë e ekipit të Aleancës në Drenas. Valbonës dhe shumë të tjerëve që po i bashkohen familjes sonë të madhe, iu uroj mirëseardhje”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.


MË SHUME NGA Kosovë