Shahini:Qeveria nuk është duke bërë asgjë pothuajse për rritje ekonomike
BKT
Kosovë

Shahini:Qeveria nuk është duke bërë asgjë pothuajse për rritje ekonomike

Njohësit e çështjeve ekonomike në Kosovë, vlerësojnë se rritja ekonomike prej 7.9% është e paarritshme. Sipas tyre, Qeveria e Kosovës nuk është duke bërë asgjë për rritjen ekonomike, dhe kjo shifër po cilësohet si premtim i dëshiruar por vështirë i realizuar.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini duke pohuar se nuk mund të shkohet me rritje më të madhe ekonomike se 4%.

“AKB-ja e vlerëson se rritja ekonomike prej 7.9% e proklamuar nga Qeveria e Kosovës është dëshirë e atyre dëshirë dhe e jona për ta realizuar këtë rritje më të madhe që nga pavarësia e këndej. Por nis me statistikat që janë indikator për matjen e rritjes ekonomike atëherë ne e vlerësojmë se kjo rritje nuk do të ndodh dhe kjo nuk është reale por e dëshirueshme po. Rritja ekonomike këtë vit nuk mund të kaloj 4% në asnjë formë”, tha ai.

Ai thotë se, në Kosovë mungojnë statistike të sakta, të gjendjes reale të krizës ekonomike apo të zhvillimit ekonomik.

“Qeveria nuk është duke bërë asgjë pothuajse për rritje ekonomike sidomos për rritje të ndërmarrësve, prodhueseve, dhe bizneseve. Sa i përket rënies ekonomike  të vitit të kaluar rreth 4%, këtë e nisim  në shumë faktor në mbyllje të bizneseve së rrënjës fuqisë blerësve, në mbyllje të vendeve të punës në rënie të eksportit të investimeve dhe gjithë kjo ka shënuar një rënie shumë më të madhe se sa shifrat që tregojnë. Në Kosovë mungojnë statistike të sakta mungojnë statistika të shpejta prandaj nuk kemi asnjëherë shënime të saktë të gjendjes reale të krizës ekonomike apo të zhvillimit ekonomik”, tha ai.

Ndryshe, ditë më parë Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka publikuar Raportin Vjetor për vitin 2020, ku thuhet se ekonomia e Kosovës vlerësohet të ketë shënuar rënie prej 3.9%.


MË SHUME NGA Kosovë