Eksperti i gjarpërinjve vritet nga kobra ndërsa përpiqej ta puthte
BKT
   Kuriozitete

Eksperti i gjarpërinjve vritet nga kobra ndërsa përpiqej ta puthte

Një ekspert gjarpërinjsh që pretendonte se ishte imun nga helmi i tyre humbi jetën pasi u kafshua nga një kobra ndërsa përpiqej ta puthte atë.

62-vjeçari Bernardo Alvarez u vra nga helmi i një kobre në Filipine, ndërsa fqinjët e tmerruar e panë të gjithë ngjarjen.

Alvarez po jepte shfaqje për kalimtarët ndërsa tregonte se e kishte “zbutur” zvarranikun, por kur u zgjat drejt tij për ta puthur gjarpri e kafshoi në gjuhë.

Të pranishmit u përpoqën ta ndihmonin, por ishte e kotë. 62-vjeçari ndërroi jetë pa mundur të shkonte në spital.