Lajcak takohet me Kurtin dhe Vuçiq pak para dialogut
BKT
Kosovë

Lajcak takohet me Kurtin dhe Vuçiq pak para dialogut

Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajcak ka takuar në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në takime ndaras, Lajcak njoftoi përmes Twitter, se me ta diskutoi për takimin e nivelit të lartë të dialogut mes Kurtit dhe Vuçiq që mbahet pasditen e sotme në Bruksel.

"Në mëngjes, kam pasur takime të ndara me kryeministrin e Kosovës @albinkurti dhe Presidentin e Serbisë @predsenikrs @avucic për t'u përgaditur për takimin e nivelit të lartë të dialogut këtë pasdite", shkroi Lajçak në Twitter. 

 

This morning, I held separate meetings with Prime Minister of Kosovo @albinkurti and President of Serbia @predsednikrs @avucic to prepare for the high-level meeting of the Dialogue this afternoon. pic.twitter.com/lsJstBnoGA

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 19, 2021


MË SHUME NGA Kosovë