CEENQA: Agjencia për Akreditim storie suksesi
BKT
Kosovë

CEENQA: Agjencia për Akreditim storie suksesi

Rrjeti i Evropës Qendrore dhe Lindore të Agjencive të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (CEENQA), për herë të dytë brenda gjashtë muajsh, edhe në muajin korrik 2021, e ka prezantuar Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA) si storie të suksesit në menaxhimin e procesit të akreditimit dhe sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.

CEENQA në revistën e muajit korrik 2021, e ka vlerësuar lartë përfundimin e procesit të akreditimit të 239 programeve akademike në Kosovë, përkundër shumë kufizimeve në kohë pandemie. 
CEENQA e ka prezantuar punën e suksesshme të AKA-së në këto fusha:
- Draftimin e Ligjit për AKA-në; 
- Përgatitjen e Planit Strategjik; 
- Përgatitjen e procedurave të monitorimit të IAL-ve; 
- Inicimin e procesit të rishikimin e standardeve bachelor dhe master;
- Përfitimin e projekti Fulbright për dizajnimin e digjitalizimit të AKA-së;
- Transparencën dhe llogaridhënien;
- Bashkëpunimin dhe përkrahjen nga donatorët evropianë dhe amerikanë; dhe 
- Përfitimin e projektit të binjakëzimit të AKA-së me Agjencinë homologe të Austrisë.

 

Linku

https://www.ceenqa.org/wp-content/uploads/CEENQA-Newsletter_Vol._11_No._1_July_2021.pdf


MË SHUME NGA Kosovë