Kosova sivjet pa asnjë rast me ethe hemorragjike
BKT
Kosovë

Kosova sivjet pa asnjë rast me ethe hemorragjike

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetiësisë Publike, në Kosovë ketë vit ende nuk është shfaqur asnjë rast me ethe hemorragjike krime kongo, që vjen si pasojë e pickimit nga rriqrat.

Ardiana Hajzeri

 

Zyrtarë të  komunës së  Malishevës, që njihet si vatër e infeksionit, ku për çdo vit qytetarët kanë qene të rrezikuar nga ethet krime kongo, kanë bërë të ditur se edhe këtë vit ka pasur raste të pickimit nga rriqrat, por edhe raste me ethe hemorragjike. 

Qytetarët e disa komunave të  Kosovës  çdo vit janë përballur me problemin e etheve krime kongo që ka ardhur si pasoje e pickimit të  rriqrave. Drejtues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në një përgjigje për Radio Kosovën kanë bërë të ditur se këtë vit ende nuk është shfaqur as një rast me ethe krime kongo si pasojë e pickimit nga rriqrat.

E zëdhënësi i komunë së Malishevës,  komunë e cila vazhdimisht është përballur me ketë problem, Artan Paçarizi në një përgjigje për Radio Kosovën ka bërë të ditur se këtë vit janë shfaqur disa raste të pickimit por jo të infektimit nga këto pickime.

“ Raste të pickimit të nga rriqrat ka sepse janë normale në gjithë territorin e Kosovës dhe komunën tone. Mirëpo gjatë këtij viti nuk ka raste të infektimit me ethe hemorragjike krimo kongo. Situata deri me tani është e qete dhe situate është duke u përcjell nga komuna dhe organet tjera përgjegjëse janë në vazhdimësi në teren dhe janë  duke u mbikëqyrur situatën.”

Paçarizi, po ashtu tha se viteve të fundit ka përmirësim të gjendjes sa i përket rasteve të pickimit nga rriqrat  dhe atyre me ethe krime kongo.

“ Në ketë vit nuk kemi as një rast por edhe në gjashtë vitet e kaluara nuk kemi pasur raste të vdekjes dhe kjo tregon që situata vitet e fundit është përmirësuar. Por edhe raste të infeksioneve me ethe hemorragjike nuk kemi pasur përveç pickimit nga rriqrat.”

Muajt në të cilët  shfaqen rastet e pickimit nga rriqrat që shkakton sëmundjen e etheve hemorragjike  janë  muajt prill, maj, qershor, korrik dhe  gusht. Zonat të cilat janë të rrezikuara nga shfaqja e rasteve  me ethe hemorragjike janë: komuna e  Malishevës, Klinës, Rahovecit, Suharekës Gjakovës dhe ajo e Prizrenit./RTK


MË SHUME NGA Kosovë