U përjashtua se ishte grua, pritja 60-vjeçare që u shpërblye

U përjashtua se ishte grua, pritja 60-vjeçare që u shpërblye

Wally Funk, 82 vjeç, është bërë njeriu më i vjetër që viziton hapësirën. Gjatë një konferencë për shtyp, Funk është shprehur se shpreson të kthehet në hapësirë përsëri dhe sa më shpejt që të jetë e mundur.

82-vjeçarja ishte pjesë e skuadrës së Jeff Bezos që realizoi ëndrrën për të fluturuar në hapësirë.

Funk ka treguar se u trajnua për të udhëtuar si astronaute në 1961 si pjesë e projektit Mercury 13, por u përjashtua nga fluturimi hapësinor për shkak se ishte grua.