Empire State Building ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Kosovës
BKT
Kosovë

Empire State Building ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Kosovës

Konsullata e Republikës së Kosovës në Nju Jork njofton se Empire State Building do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Kosovës

Me rastin e hapjes së Lojërave Olimpike Verore 2021, nesër, më 23 korrik, ngjyrat e flamurit të Republikës së Kosovës do të ndriçohen në ndërtesën më të famshme në botë-Empire State Building, në Nju-Jork.

Në këtë ditë bëhet hapja solemne e Lojërave Olimpike Verore 2021, në Tokio të Japonisë. 

Për nder të kësaj ceremonie solemne, në ndërtesën Empire State Building, krahas shteteve të tjera, do të ndriçohen edhe ngjyrat e flamurit të Kosovës. 

Në vitin 2016, Republika e Kosovës mori pjesë për herë  të parë në Lojërat Olimpike, ku xhudistja  kosovare me famë botërore, Majlinda Kelmendi, fitoi medaljen e artë.

Të gjithë sportistëve tanë që marrin pjesë në këto Lojëra Olimpike u dëshirojmë shumë sukses.


MË SHUME NGA Kosovë