09:44 / 26.07.2021
“Dy persona në gjendje të rëndë, sot transferohen në Zagreb”
Nga 69 persona sa ishin gjithsej në autobusin që u aksidentua shumë prej tyre u lënduan dhe po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor në Kroaci.
Media kroate INDEX, raporton se 42 persona janë dërguar në spitalin e Slavonski Brod, ndërsa dy të tjerë në spitalin e Novi Grad.
Një burrë i cili u shtrua fillimisht në spitalin e Novi Grad me një dëmtim të shtyllës kurrizore u transportua në Zagreb për trajtim të mëtejshëm.
Sipas informacioneve të tjera thuhet se dy persona gjenden në njësinë e kujdesit intensiv dhe jeta e tyre është në rrezik.
Ata pritet të transferohen në Zagreb.
Nga mediat kroate u raportua poashtu se disa nga personat të cilët pësuan lëndime sot do të lëshohen nga spitali pas marrjes së trajtimit të nevojshëm shëndetësore.























