2-vjeçari dhe 99-vjeçarja që u bënë shokë të ngushtë gjatë karantinës

2-vjeçari dhe 99-vjeçarja që u bënë shokë të ngushtë gjatë karantinës

Një djalë i vogël 2 vjeç u bë shok i ngushtë me fqinjën e tij 99-vjeçare pasi karantina disa mujore për shkak të pandemisë së koronavirusit, i detyroi ata të takoheshin çdo ditë, ndonëse ndaheshin nga një gardh.

Vejusha Mary O’Neill nga Minnesota, nisi një miqësi me djaloshin Benjamin Olson, që banonte në derën ngjitur, në një kohë kur e gjithë bota ishte e izoluar nga të afërmit.

“Për më shumë se një vit Benjamini nuk takoi asnjë fëmijë tjetër. Ai nuk i afrohej askujt përveç familjes dhe Mary”, tregon nëna e vogëlushit. “Ata krijojnë një dyshe shumë të këndshme”, shtoi ajo.