Ambasada e Kosovës në Mal të Zi vë flamurin në gjysmështizë
Flamuri në Ambasadën e Kosovës në Mal te Zi është vendosur në gjysmështizë pasi që presidentja e Kosovës, Vjosa e Osmani, e ka shpallur të hënë ditë zie pas vdekjes së 10 personave në aksidenti tragjik në Kroaci.
Ambasadori i Kosovës, Ylber Hysa, ka vendosur në gjysmështizë flamurin e Kosovës në ambasadën e Kosovës në Mal të Zi.
Vetaksidenti i autobusit të kompanisë “Deva Tours” po udhëtonte nga Frankfurti drejt Prishtinës.
Të dielën rrugën për në Kroaci mori kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa nga ministrat e kabinetit të tij.
Ai vizitoi të lënduarit të cilët po trajtoheshin në spitalin në Slavonski Brod.
Ndërsa mëngjesin e kësaj të hënë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë (MPJD), Donika Gërvalla, ka treguar se dy nga personat e lënduar gjenden në mjekim intensiv e që njëri nga ta është në gjendje më stabile.
E dhjetë qirinj, që simbolizojnë dhjetë jetët e humbura në aksidentin në Kroaci, u ndezën pranë Teatrit Kombëtar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë mbrëmjen e së dielës.























