Latifi: Dola t’i presë viktimat në shenjë solidarizimi me familjet

Latifi: Dola t’i presë viktimat në shenjë solidarizimi me familjet

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shkuar në Vermicë për t’i pritur trupat e pajetë të personave që humbën jetë në aksidentin tragjik në Slavnako Brod të Kroacisë.

Latifi tha se ai doli t’i presë viktimat në shenjë respekti dhe solidarizimi, ku shtoi se bashkëndjenë dhimbjen me familjarët e tyre.

Në mesin e viktimave janë edhe dy persona nga Komuna e Rahovecit, njëra është 18-vjeçarja Anjeza Bellacia nga Krusha e Madhe.

“Dola në shenjë të respekti, mirënjohës dhe solidarizimi dhe bashkëndjejë me dhimbjen e familjarëve dhe qytetarëve të Kosovës për këtë tragjedi që ka ndodhur në Slavnoski Brod. Janë 10 qytetarë që kanë vdekur, dy janë nga komuna jonë, dhe njëra është vajza 18 vjeçare, Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe tjetri është Kujtim Kastrati 40 vjeçar nga Malësia e Madhe. Kemi edhe qytetarët që tragjikisht e kanë humbur jetë”, tha Latifi.

Latifi ka treguar edhe kohën e varrimit për Kujtim Kastratin, Anjeza Bellanica dhe Ahmet Hoxhën nga fshati Randubravë

“Janë 10 viktima dhe ata me siguri do të dërgohen në morgun e spitalit të Prizrenit dhe do të ju dorëzohen familjeve për t’i varrosur. Në ora 18:00 është varrimi i Kujtim Kastratit në Malësi e Vogël, në ora 19:00 është varrimi i Anjezës. Po besojmë që në ora 16:00 bëhet varrimi i Ahmet Hoxhës në Fshatin Randubravë”, tregoi ai.