35-vjeçari thotë se ngjashmëria me Brad Pitt i ka vështirësuar jetën

35-vjeçari thotë se ngjashmëria me Brad Pitt i ka vështirësuar jetën

35-vjeçari Nathan Meads është i njohur vetëm sepse ka një ngjashmëri të frikshme me Brad Pitt.

Babai beqar thotë se përpos benefiteve, është shumë e vështirë të dukesh njësoj si aktori i famshëm pasi përballet edhe me komente tallëse. Vështirësia më e madhe lidhet me njohjet e reja, sidomos në disa aplikacione për takime, pasi një pjesë e mirë mendojnë se ai ka një profil të rremë.

“Nuk më ecën me vajzat. Disa prej tyre e besojnë që thjesht i ngjaj, ndërsa të tjera më akuzojnë se po shtirem. Duhet të më telefonojnë me video sepse nuk e besojnë. I fshiva të gjitha llogaritë e mia për takime dhe po rri vetëm. Nuk po e kërkoj dashurinë dhe dua të qetësohem, pasi vajzat e mia janë përparësia ime më e madhe. Nuk jam duke kërkuar Angelinan time.”, tha ai në një intervistë.

Meads shtoi se për herë të parë këtë fakt ia vunë në dukje kur ishte 20 vjeç dhe se do të donte ta takonte Pitt një ditë.

“Kemi disa të përbashkëta, megjithëse kemi llogari të ndryshme bankare,” tha ai.