Mendohej i vdekur nga aksidenti ajror, “ringjallet” pas 45 vitesh

Mendohej i vdekur nga aksidenti ajror, “ringjallet” pas 45 vitesh

Një aksident tragjik ajror në vitin 1976 shkaktoi zhdukjen e 95 personave që po udhëtonin me një avion të Indian Airlines. Autoritetet në atë kohë thanë se nuk kishte shpresa për të mbijetuar dhe se të gjithë pasagjerët e atij fluturimi konsideroheshin të vdekur.

Por, 45 vite pas kësaj tragjedie, është mësuar se një prej pasagjerëve të atij avioni është ende gjallë. Bëhet fjalë për 70-vjeçarin Sajid Thungal, i cili ka qëndruar i fshehur që nga dita e aksidentit.

Burri, i cili punonte si organizator eventesh me këngëtarë dhe balerina në Abu Dabi, vendosi që të fshihej pasi ndihej i turpëruar nga puna që bënte. Ai shkoi në Bombei, me shpresën se do të gjente një punë më dinjitoze, dhe pastaj të kthehej në shtëpi.

“Doja të vija mënjanë pasuri dhe pastaj t’i thoja të afërmve që jam shëndoshë e mirë. Por, nuk ia arrita dot dhe kështu kaluan 45 vite”, thotë i moshuari, i cili vitet e fundit i ka kaluar në një qendër për të pastrehët. Përgjegjësi i qendrës u vu në kërkim të familjarëve të indianit dhe i gjeti ata, për habinë e të gjithëve.