23:50 / 03.08.2021
Shkon në 689 numri i rasteve aktive me koronavirus në vend
Të martën e 3 gushtit u regjistrua një rast i vdekjes si pasojë e infektimit me virusin SARS CoV-2, teksa u konfirmuan 110 raste të reja pozitive.
Kështu bëri të ditur të martën Ministria e Shëndetësisë përmes njoftimit 24 orësh me gjendjen me COVID-19 në vend, shkruan Reporteri.net.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë, deri tash janë dhënë 445,650 doza të vaksinës anti-COVID.
155,907 qytetarë tashmë kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.























