NASA publikon pamjet e prodhimit të fluturakes supersonike
BKT
   Kuriozitete

NASA publikon pamjet e prodhimit të fluturakes supersonike

NASA ka publikuar një video të fluturakes supersonike që besohet të jetë e “djalit të Concorde”, që duket se po merr formë – e testimi i parë fluturues i tij pritet të ndodh gjatë vitit të ardhshëm.

Agjencia amerikane hapësinore ka shpërndarë videon e fluturakes X-59 Quiet Supersonic (QueSST), që po prodhohet në fabrikën e Lockheed Martin në Palmdale të Kalifornisë.

Kjo fluturake është dizajnuar që të mos krijoj zhurmë të madhe gjatë lëvizjes me shpejtësi supersonike prej 1.4 Mach apo 1.500 kilometra në orë. E zyrtarisht dihet se shpejtësia e zëri arrihet me lëvizjen e një mjeti me shpejtësi prej 1.200 kilometra në orë.

Videoja 43 sekondësh shfaq procesin e zhvillimit të kësaj fluturake, në veçanti të kabinës së pilotit që është nëntë metra dhe brenda saj ka të instaluar sistemin më të avancuar për pilotim.

Fluturakja është e ndërtuar me materiale që i reziston të nxehtit ekstrem, dhe për këtë do t’i vendoset motori GE F414 që nuk lëshon pothuajse fare nxehtësi derisa punon.