888, numri i rasteve aktive me COVID-19
Sharr Travel

888, numri i rasteve aktive me COVID-19

E mërkura ka shënuar 221 raste të reja me koronavirus në Kosovë dhe një rast të vdekjes si pasojë e këtij virusi.

Regjistrimi në rritje i rasteve pozitive ditët e fundit ka bërë që edhe vlerat e rasteve aktive me COVID-19 të shkojë lart.

Aktualisht në vend janë 888 persona që janë të infektuar me virusin korona, transmeton Klankosova.tv.

Në mes datash 3 dhe 4 gusht, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë dhënë në mbarë vendin 14 mijë e 616 vaksina.


MË SHUME NGA Nacionale