Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasje në tentativë në Suharekë
BKT
Kosovë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasje në tentativë në Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë ditë ndaj të pandehurit P.M., e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit.

Ky vendim u mor për shkak të dyshimit të bazuar se i dyshuari ka kryer veprat penale të vrasjes në tentativë, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve dhe asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, përcjell Klankosova.tv.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit P.M., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar.

“Me datën 07 gusht, në orët e mëngjesit, në Suharekë, i pandehuri P.M., tenton të privon nga jeta personin tjetër – të dëmtuarin me të cilin kishte një mosmarrëveshje të më hershme, në atë mënyrë që fillimisht ia dëmton me gur xhamin e automjeti të të dëmtuarit, meqenëse i dëmtuari nuk ndalet i pandehuri P.M., vrapon pas tij, e më pas  i del mbrapa dhe  me armën automatike gjuan  disa herë në drejtim të dëmtuarit, kështu shkakton edhe rrezik të madh për jetën e njerëzve, në vend publik- rrugë kryesore në Suharekë, në atë mënyrë që gjuan me armën të dëmtuarin, duke rrezikuar edhe jetën e pjesëmarrësve tjerë të pranishëm në vendin ku ka ndodhur ngjarja, si dhe posedon armë në kundërshtim me ligjin”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh rrezikshmërinë e veprave panele të cilat i vihen në ngarkim të pandehurit dhe pasojave të shkaktuara dhe me lënien në liri të të pandehurit i njëjti mund të arratisen dhe t’i shmanget dhe të pengojnë procedurën penale- hetimore.


MË SHUME NGA Kosovë