83 vjeçarja belge koleksionoi rreth 60 mijë kuti shumëngjyrëshe
BKT
   Kuriozitete

83 vjeçarja belge koleksionoi rreth 60 mijë kuti shumëngjyrëshe

Yvette Dardenne nga Belgjika ka koleksionuar rreth 60 mijë kuti shumëngjyrëshe, brenda së cilave më heret kishte gjëra të ndryshme si çokollata, kafe, oriz e duhan.

Kjo 83 vjeçare ka grumbulluar kuti nga e gjithë bota që kur filloi koleksionin e saj rreth 30 vjet më parë.

Historia e koleksioni i cili tani zë katër shtëpi, filloi me një kuti çokollate “Cote d’Or” të ilustruar me një pikturë të një vajze bjonde me një kapele blu.

Zonja tregon se koleksionin e ka bërë pa vizituar ndonjë vend, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

“Unë nuk kam qenë askund. Nuk kam udhëtuar. Njerëzit ende mendojnë se kam udhëtuar shumë. Mbledhja e kutive u bë shumë shpejt.Ndonjëherë, pasi burri im nisej për punë, dikush paraqitej për të më dhënë diçka”, tha Dardenne.

Një nga thesaret më të mëdha të Dardenne është një kuti e modeluar në mënyrë të ndërlikuar e vitit 1868 që tregon një emblemë me dy kuaj, e punuar për të mbajtur biskota dhe konsiderohet të jetë kutia e parë që është litografuar.

Koleksioni i Dardenne mund të vizitohet duke e caktuar një takim.