Një i vdekur dhe 888 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
BKT
Kosovë

Një i vdekur dhe 888 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë raportuar edhe 888 raste të reja të infektuara me këtë virus nga testimi i 6 mijë e 86 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë informon për 888 raste të reja me COVID prej 6,086 testimeve të kryera në 24 orët e fundit. Po ashtu, është shënuar edhe një viktimë, një grua nga Komuna e Gjilanit. Në 24 orët e fundit janë shëruar 38 pacientë.

Prishtina regjistroi më së shumti raste të reja, gjithsej 182, pasuar nga Gjilani 78, Gjakova 77, Peja 67, Ferizaj 60, Klina 60, Prizreni 46, Mitrovica 45, Lipjani 41, Fushë Kosova 35, Rahoveci 29, Vitia 25, Deçani 19, Kamenica 17, Malisheva 17, Istogu 14, Podujeva 13, Gllogoc 12, Vushtrria 12, Obiliqi 9, Skenderaj 8, Kaçaniku 5, Suharekë 5, Shtime 5, Junik 4, Kllokoti 2 dhe Novobërda 1.

Nga të infektuarit e rinj, 499 i përkasin gjinisë femërore, ndërsa 389 meshkuj.

Sa i përket grupmoshës së të infektuarve të rinj, më së shumti, ose 237, i përkasin grupmoshës 20-29 vjeç, 161 janë të grupmoshës 30-39 vjeç, 158 janë të grupmoshës 40-49 vjeç, 126 të grupmoshës 50-59 vjeç ndërsa 117 të grupmoshës 10-19 vjeç. Pjesa tjetër shpërndahet tek grupmoshat e tjera.

Prishtina ka numrin më të lartë të rasteve aktive me 713 të tilla, pasuar nga Gjilani 313, Ferizaj 282, Gjakova 253, Peja 221, Fushë Kosova 172, Mitrovica 156, Klina 146, etj.


MË SHUME NGA Kosovë