Mehaj në Kaçanik: Lufta e UÇK-së ishte e lavdishme dhe madhështore
Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj ka lufta e UÇK- ishte madhështore dhe e lavdishme.
Postimi i plotë i Mehajt në "Facebook"
Tepër emocionuese ishte vizita e djeshme në Gabrricë të Kaçanikut, në trollin e Miftar Kurtajt, në kullën ku u dha kushtrimi i lirisë dhe ku u përgjakën themelet e saj në betejën e para 23 vjetëve, me rënien heroike për të fituar përjetësinë viganët e Kombit, Xheladin Kurtaj, Agim Bajrami dhe Besnik Begunca.
I pritur shumë ngrohtësisht nga familjarët e Xheladinit, të prirë nga i vllai i tij Hajrushi, nga kryetari Ilazi, si dhe nga gabrricasit dhe kaçanikasit e shumtë me homazhe të përbashkëta në varrezat e dëshmorëve, përjetova nga afër madhështinë e historisë së lavdishme të UÇK-së në këtë anë.
Kësaj lufte që kurr nuk u ndërpre gjatë gjithë historisë sonë që prej luftërave e betejave legjendare të paraardhësve tanë në Grykën e Kaçanikut të prirë nga Idriz Seferi.
Neve të gjallëve nuk na mbetet tjetër veç se vendosmërisht të rrugëtojmë përpara drejtë idealit të tyre.
Lavdi!























