Mbi gjysmë milionë qytetarë të vaksinuar në Kosovë
BKT
Kosovë

Mbi gjysmë milionë qytetarë të vaksinuar në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informon se nga fillimi masiv i vaksinimit në vend janë vaksinuar 521,737 qytetarë.

Vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 16.905 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse deri sot 174.991 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./RTK


MË SHUME NGA Kosovë