Zbulohet një kandil deti i kuq
BKT
   Kuriozitete

Zbulohet një kandil deti i kuq

Një kandil deti në ngjyrë të kuqe dhe trup në trajtë disku u zbulua në thellësinë 700 metra në Oqeanin Atlantik gjatë një ekspedite nënujore.

Kjo specie është ndër më të brishtat e llojit të vet dhe ka rreth 30 tentakula. Gjatë ekspeditës, u zbuluan familje të reja speciesh që mund të jenë edhe specie të reja e të panjohura më parë, por edhe një varietet nga ato të njohurat, si krustacet, karkalecët, larvat, krimbat shigjetë, kandilë deti etj.

Një tjetër kandil deti i tejdukshëm, në trajtë çadre dhe i përshkuar nga vijëzime të çuditshme elektrike, ishte gjithashtu një prej 650 llojeve të reja që shkencëtarët kanë filmuar. Biologët arritën të kapnin edhe imazhin e një varianti të ri peshku bishtmi, si edhe gjallesa nënujore që përdorin sinjale zanore.