22:39 / 13.08.2021
Jahjaga për vdekjen e Tahirit: Na la një njeri i urtë, i sjellshëm e fisnik
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e ish-këshilltarit e bashkëpunëtorit të saj, Ramush Tahiri.
Jahjaga ka shkruar në Facebook se me pikëllim ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe ish-këshilltarit e bashkëpunëtorit të saj, Ramush Tahiri.
“Me Ramushin kaluam nëpër batica e zbatica politike gjatë kohës sa isha presidente e Republikës. E çmoja për maturinë e tij dhe besimin e palëkundur se mund të zgjidhen problemet edhe kur ato dukeshin të pazgjidhshme. Na la një njeri i urtë, i sjellshëm dhe fisnik. Ngushëllime familjes dhe miqve”, ka shkruar Jahjaga.























