Shpejtim Bulliqi kandidon edhe për një mandat në Podujevë
BKT
Kosovë

Shpejtim Bulliqi kandidon edhe për një mandat në Podujevë

Lëvizja Vetëvendosje do të garoj me Shpejtim Bulliqin edhe për një mandat në komunën e Podujevës.

Këtë e ka konfirmuar vet Bulliqi ku tha se fitorja është e padiskutueshme.

“Po, zyrtarisht jam kandidat i Vetëvendosjes për Podujevën.  Gara është garë politike që ne do ta bëjmë dhe fitorja është e padiskutueshme”, është shprehur Bulliqi për Klankosova.

Ai tha se në këto muaj qeverisje në Podujeve ka filluar ndryshimi dhe çdo ditë e më shumë po preket ai ndryshim.

Kujtojmë se Bulliqi kundërkandidat do ta ketë Ekrem Hysenin nga Lidhja Demokratike e Kosovës ndërsa nga Partia Demokratike e Kosvoës nuk është bërë ende i ditur kandidati/ja.


MË SHUME NGA Kosovë