Dhjetë thënie të urta për politikën
BKT
   Kuriozitete

Dhjetë thënie të urta për politikën

Njerëzit e mëdhenj, përgjatë historisë përveç që kanë krijuar vepra të mëdha, gjithashtu kanë lënë edhe fjalë të mëdha, të cilat edhe sot i përdorim. 

Janë këto shprehje të thëna nga njerëz që e kanë provuar shijen e pushtetit:

1- “Nëse ju, zotëri, duke hyrë në këtë shtëpi (Shtëpia e Bardhë), jeni po aq i lumtur sa unë që po dal, atëherë ju jeni njeriu më i lumtur në botë”. /James Buhanan-Abraham Lincolnit

2- “Brenda pak muajve të parë të presidencës unë zbulova se, të jesh president, është si të shkosh kaluar mbi një tigër. Njeriu që e nget, duhet ta vazhdojë ta ngasë, ose ndryshe gëlltitet”. /Harri S. Truman

3- “Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë” /Napoleoni

4- “Politikanët janë gjithandej të njëjtë. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku nuk ka lumë”. /Nikita Hrushov

5- “Konservatori është ai që i zë rrugën historisë duke i bërtitur “Ndal!”. /William F. Buckley Jr.

6- “Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: Në vegla dhe në armiq”. /Friederich Nietzsche

7- “Çdo grua, që kupton problemet e drejtimit të një shtëpie, do ta ketë më të lehtë të kuptojë problemet e drejtimit të një shteti”. /Margareth Thatcher

8- “Në politikë është e nevojshme të tradhtosh ose vendin, ose elektoratin tënd. Unë parapëlqej të tradhtoj elektoratin“. /Charles de Gaulle

9- “Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër pas prostitucionit. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër”. /Ronald Reagan

10- Në politikë nuk ka miqësi të përjetshme, por interesa të përjetshme. /Charles de Gaulle