11:22 / 20.08.2021
Ishulli që duket sikur po “ecën” mbi ujë
Kamerat kanë kapur disa pamje mahnitëse që tregojnë atë që duket si një “pjatë” që ecën mbi ujë.
Në fakt, është një ishull në Alaskë, i cili duket sikur po lëviz mbi ujë për shkak të iluzionit optik.
Klipi u filmua nga një varkë në Glacier Bay dhe u postua në profilin zyrtar të facebook-ut të parkut kombëtar të Glacierit. Pamja e çuditshme është në fakt një fenomen i rrallë i njohur si Fata Morgana.























