Shqipëria me përkeqësim të lehtë të gjendjes së COVID-19
Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri se gjendja me Koronavirusin është më e kontrolluar falë masave parandaluese, ndonëse ka probleme me zbatimin.
Megjithatë shqetësim përbën rritja e rasteve të personave të infektuar dhe përhapja e variantit indian “Delta”.
Mesatarja javore e rasteve të reja ka shkuar në 482 nga 291 krahasuar me një javë përpara.
Në mbledhjen e zhvilluar rreth orës 11 sot paradite Komiteti la në fuqi masat parandaluese, raportoi korrespondenti i RTK-së, Knid Denion Ndrenika.
Komiteti i kryesuar nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli la në fuqi masat parandaluese kundër përhapjes së COVID-19, duke përfshirë mbajtjken me detyrim të maskës në çdo mjedis të mbyllur si aty ku nuk ka distancim social përkatësisht qendrat tregtare, supermarketet dhe aeroportet.
Po ashtu nuk lejohen grumbullimet më shumë se 50 persona, ritheksohet ora policore 24:00-06:00, muzika deri në 23:00, ndërsa duhet jo më shumë se 30 për qind pjesëmarrje në veprimtaritë kulturoro-sportive.
Zonja Rakacolli tha se ka një rritje të rasteve të reja ditore të vërtetuara nga thirrjet e shtuara në Urgjencën Kombëtare dhe shtrimeve në spital.
Sipas Komitetit Teknik të Ekspretëve, arsyeja kryesore është përhapja e variantit indian “Delta” me shkallë të lartë infektueshmërie.
Doktor Dhimitër Kraja, anëtar i Komitetit, tha se në spitalin infektiv “COVID-1”, në korrik 2021 ishi 1-2 raste në ditë ose në javë shtrime dhe madje as humbje jete apo të hospitalizuar.
Por, sipas doktorë Krajës, pasi në korrik evidentua qarkullimi dhe prania e variantit “Delta” “nga 1 rast kaluam në gusht në 24 raste dhe sot që flasim në spital janë të shtruar 90 raste”.
“40% janë femra dhe 60% meshkuj. Grupmoshat janë të ndryshme, 15% janë mosha të reja. 40% e tyre kanë forma të mesme, serioze ose me ndonjë ndërlikim, 30% janë forma të rënda dhe pjesa tjetër forma kritike ose kërcënuese për jetën”-saktësoi doktor Kraja.
Ndërkaq, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, deklaroi se deri tani me të dyja dozat është vaksinuar 27 % e popullsisë ndërsa me një dozë është vaksinuar 37 % e popullsisë.























