23:34 / 27.08.2021
Mbi 70 mijë të vaksinuar brenda 4 ditëve në Kosovë
Numri i personavë që kanë marrë dozën e parë e ka kaluar shifrën e gjysmë milionit, më saktësisht 518 mijë e 819.
Numri i madh i të vdekurve dhe i rasteve pozitive po shqetëson qytetarët.
Por, një gjë pozitive është se numri i të vaksinuarve është rritur dukshëm në javën e fundit.
Sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, 72 mijë e 769 qytetarë janë vaksinuar në 4 ditët e fundit.























