​Moti gjatë kësaj jave në Kosovë
BKT
Kosovë

​Moti gjatë kësaj jave në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do mbetet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike dhe kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot me vranësira, intervale me diell dhe me temperatura që i përgjigjen mesatareve të viteve tjera dhe muajit shtator i cili në dekadën e tretë do të na sjellë edhe vjeshtën astronomike.

Sipas isntitutit, të enjten dhe të premten do të ketë kushte që në disa zona të bie rigë e dobët e shiut, por përgjithësisht moti do të jetë i qëndrueshëm.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, thuhet në njofitm.


MË SHUME NGA Kosovë