Ahmeti-Qeverisë: Kur u ulën numrat i morët meritat,tash përgjegjësinë IKShP
BKT
Kosovë

Ahmeti-Qeverisë: Kur u ulën numrat i morët meritat,tash përgjegjësinë IKShP

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ia la fajin Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, lidhur me situatën e rënduar me Covid-19.

Ahmeti ka kritikuar qasjen e Qeverisë, duke thënë se kur numrat janë të ulët, po i marrin meritat vetë, e kur janë të lartë përgjegjegjësinë po ia lënë IKSHP’së.

“Qeveria paska thënë se situata është e habitshme sepse kanë përcjell rekomandimet e IKSHP, duke aluduar përgjegjësi tek IKSHP.  Jo aq lehtë.  Kur numrat janë të ulta meritat qeveria, e kur janë të larta përgjegjësin IKSHP-ja, nuk bën. Pronësoni rezultatet! mirë e keq!”.


MË SHUME NGA Kosovë