“Zhytje në të kaluarën”, në kërkim të anijeve të skllevërve
BKT
   Kuriozitete

“Zhytje në të kaluarën”, në kërkim të anijeve të skllevërve

Një ekip zhytësish profesionistë tregojnë për CNN Travel emocionet e tyre, kur gjatë një ekspedite në thellësitë e ujërave, zbuluan një pjesë të rrënojave të anijes “Sao Jose-Paquete de Africa”, e cila u mbyt në Cape Town, teksa transportonte mbi 500 skllevër afrikanë nga Mozambiku në Brazil, në vitin 1794.

Mendohet se 212 nga robërit, së bashku me ekuipazhin, u mbytën gjatë një incident. “Ishte sikur mund t’i dëgjoja zërat. Ulërimat, vuajtjet, tmerri, dhimbja e të gjithë atyre individëve që ishin të lidhur, dhe më pas vdekja e ngadaltë në agoni”, thotë Sadik, i cili ishte pjesë e ekipit të zhytjes që gjeti rrënojat e anijes.

Sipas të dhënave të dokumentuara, rreth 35 000 anije u përdorën për të sjellë mbi 12 milionë skllevër nga Afrika nëpër Atlantik midis shekujve të 15-të dhe 19-të. Disa nuk do të mund t’i mbijetonin udhëtimit dhe rreth 500 deri në 1000 anije, përfshirë “Sao Jos-Paquete de Africa”, u shkatërruan para se të arrinin në destinacionin e tyre.

“Të paktën 1.8 milionë skllevër afrikanë vdiqën në thellësi të ujërave. Kush flet për këtë? Kush po mban zi për jetën e atyre njerëzve?” – thotë ekipi zhytësve. “Ne kurrë nuk do t’i dimë emrat e tyre, nuk do të dimë asgjë për ta. Ata thjesht kanë humbur”.

Prej kohësh tashmë, një organizatë jofitimprurëse e fokusuar në mbrojtjen, dokumentimin dhe interpretimin e anijeve të tregtisë afrikane të skllevërve, Diving With a Purpose (Të zhytesh për një qëllim) po përpiqen të nxjerrin këto histori të dhimbshme në sipërfaqe.