Mbi 13 mijë raste aktive me COVID në Kosovë, 400 mijë qytetarë të imunizuar
Sharr Travel

Mbi 13 mijë raste aktive me COVID në Kosovë, 400 mijë qytetarë të imunizuar

Në Kosovë po vazhdojnë të jenë në fuqi masa të ashpra restriktive ani pse rastet me COVID-19 kanë rënë ndjeshëm.

Aktualisht, në vend janë edhe 13 mijë e 473 raste aktive me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Në total, në Kosovë janë administruar mbi 1 milion e 110 mijë doza të vaksinës.

Ndërkaq, të imunizuar me dy doza janë 399 mijë e 341 qytetarë.

Nga data 26, në Kosovë pritet të ketë lehtësim të masave, teksa MSH pritet që në ditët në vijim të jap detaje në lidhje me to.


MË SHUME NGA Nacionale