Në vend të flokëve fikson në kafkë zinxhirë floriri dhe diamante
Sharr Travel

Në vend të flokëve fikson në kafkë zinxhirë floriri dhe diamante

Në botën e repit, dhe varianteve të tij më të fundit si rryma “trap”, pamja e jashtme ekstravagante është e rëndësishme ndoshta më shumë se vetë këngët.

Tatuazhe në gjithë trupin, dhëmbë të  larë në flori ose me diamante, tashmë nuk çudisin më, dhe rrjetet sociale janë plot me profile të tillë.    

Por atë që bëri reperi meksikan Dan Sur, nuk  e kishte guxuar askush. Artisti 23- vjeçar, shumë i njohur në vendlindje dhe në vendet latino-amerikane për stilin e tij mes hip-hopit dhe ritmeve reggeton, shokoi fansat dhe bëri xhiron e botës me postimin e tij në Tik Tok, ku tregoi pamjen e tij të re.  

Dan Sur iu nënshtrua një operacioni të vështirë, me kosto më shumë se 1 milion euro,  ku i janë instaluar një seri grepash poshtë lëkurës, të fiksuar në kafkë. Aty, në vend të flokëve, janë vënë dhjetëra zinxhirë floriri të trashësive të ndryshme, disa prej të cilëve të mbushur me diamante.

“Dua të jem ndryshe nga të tjerët por shpresoj që tani mos më kopjojë njeri”, thotë reperi, i cili edhe pse u kritikua shumë për ndryshimin e përhershëm, një objektiv e arriti, se profili i tij kaloi 2 milionë ndjekësit.