Kopshti Mbretëror Botanik then rekord

Kopshti Mbretëror Botanik then rekord

Kew Gardens ose Kopshti Mbretëror Britanik ka thyer rekordin Guiness për koleksionin më të madh të specieve bimore në një vend të vetëm.

I ndërtuar në vitin 1759, në maj të 2019 në të numëroheshin 16.900 lloje unike bimësh. Kjo e bën atë vendin me koleksionin më të madh të florës së gjallë në një kopsht. Pritet që numri të rritet pas përfundimit të një inventari të të gjithë koleksionit.

Trashëgimia botërore e UNESCO-s ka shumë bimë që mbajnë rekorde, si Titan Arum që njihet si bima më e lartë dhe më kundërmuese në botë. Atje ndodhet edhe bima mishngrënëse më  e gjatë në botë, e cila është rreth 43 centimetra e lartë.

Nën menaxhimin e kopshtit ndodhet edhe depoja më e madhe e farave në botë që përmban rreth 2.4 miliardë fara të 40.000 llojeve.