Brenda një dite mbi 1400 gjoba për shkelje të masave kundër COVID-19

Brenda një dite mbi 1400 gjoba për shkelje të masave kundër COVID-19

Që nga hyrja në fuqi e masave të reja, Policia së bashku me inspektoratet përkatëse komunale kanë shtuar dukshëm kontrollet me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë.

E kjo ka bërë që të rritet edhe numri i gjobave të shqiptuara.

Kështu që vetëm brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1438 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat kundër COVID-19.

Numër të lartë të gjobave Policia gjatë 24 orëve të fundit shqiptoi edhe për shkelje të rregullave në trafik.

1711 tiketa u shqiptuan në tërë territorin e vendit.

Edhe numri i të arrestuarve për vepra të ndryshme penale në këtë 24 orësh del të jetë i lartë.

Gjithsejtë 54 persona u arrestuan, ku 26 prej tyre janë dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Nacionale