Rotarianët kosovarë sjellin kardiokirurgë nga Italia dhe SHBA-ja

Rotarianët kosovarë sjellin kardiokirurgë nga Italia dhe SHBA-ja

Klubi rotarian nga Prishtina "Dardania" ka pritur të shtunën dy grupe të mjekëve ndërkombëtarë: një nga Italia dhe një tjetër  nga SHBA.

Kirurgët-kardiologë nga Italia dhe SHBA-ja gjatë qëndrimit disaditorë në vendin tonë do të realizojnë disa intervenime kirurgjike tek disa fëmijë kosovarë që kanë probleme me shëndetin e zemrës.

Kjo vizitë e mjekëve italianë dhe amerikanë realizohet në kuadër të ciklit të përvitshëm që organizata "Gift of life" dhe klubi rotarian "Dardania" nga Prishtina bëjnë në bashkëpunim me mjekë të ndryshëm ndërkombëtarë.


MË SHUME NGA Nacionale