Mehmeti: Remitencat vazhdojnë të jenë në rritje
Sharr Travel

Mehmeti: Remitencat vazhdojnë të jenë në rritje

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti bën të ditur se parashikimet e BQK-së për këtë vit janë që norma e rritjes ekonomike për sivjet të jetë 6.6 përqind.

Sipas tij, remitencat nga bashkatdhetarët kanë shënuar rritje 24 përqind, derisa shpenzimet e tyre deri në korrik ishin 140 përqind më shumë se vitin paraprak. 

"Lehtësimi i kufizimeve të lëvizjes të bashkatdhetarëve nga vendet që vijnë në Kosovë del që të kemi ardhje të shumë bashkatdhetarëve dhe që të kemi një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve jo-rezidente, që ne i quajmë shpenzime të diasporës, të cilat me të dhënat e korrikut, që i kemi ne në dispozicion shënojnë 630 milionë euro apo me një rritje nëse e krahasojmë mbi baza vjetore del të jetë 140 përqind. Por, edhe nëse e krahasojmë me vitin 2019, kemi një rritje rreth 7 përqind. Remitencat vazhdojnë të jenë në rritje, shënojnë 651 milionë euro apo me një rritje vjetore 24 përqind”, theksoi ai. 

Ardhja e diasporës, sipas Mehmetit, ndikoi edhe në rritjen e importit të mallrave në mbi 40 përqind, teksa shton se është rritur edhe vlera e eksporteve në 476 milionë euro, ose 63 përqind më shumë. 

“Kjo ka bërë të kemi edhe rritje të kërkesave të brendshme në Kosovë gjë që ka quar në rritjen e importit në përqindje rreth 43.4 përqind, duke arrit vlerën 2.9 miliardë euro. Por, gjithashtu kemi edhe rritje të eksporteve, shprehur në përqindje rreth 63.4 përqind ka rritje të eksporteve që ka arrit vlerën 476 milionë euro. Kjo ka bërë që të thellohet edhe më tutje deficiti tregtar që ka arrit në 2.44 miliardë euro apo me një rritje vjetore prej 40 përqind”, thekson Mehmeti. 


MË SHUME NGA Nacionale