19:25 / 20.09.2021
Bahtiri i vardiset deputetëve të VV-së
Kryetari aktual i Mitrovicës Agim Bahtiri, është duke ju vardisur deputetēve të Vetvendosjes.
Ai është fotografuar sot me deputetët e Vetvendosjes në Prishtinë, ndërsa vërehet se mungon deputeti nga Zona e Mitrovicës, Armend Muja.
Takimi është postuar nga deputeti Mefail Bajçinovci.
"Me kryetarin e pakontestueshëm të Mitrovicës, i cili nga viti 2013 i la mbrapa të gjithë. E njejta do të ndodh edhe me 17 tetor.
Kur e fiton mandatin e tretë, bëhesh kryetar legjendar, i tillë është Agim Bahtiri", shkroi ai.























