Projekti mahnitës në Afrikë, një qiellgërvishtës në qendër të ishullit
Sharr Travel

Projekti mahnitës në Afrikë, një qiellgërvishtës në qendër të ishullit

Zanzibar Domino, është një qiellgërvishtës i frymëzuar nga loja e dominos që do të ndërtohet në një ishull 370 000 metra katror, i cili ndodhet vetëm 15 minuta larg nga qyteti i Stone Town në Zanzibar.

Jean-Paul Cassia, themeluesi dhe drejtori i dizajnit i firmës arkitekturore që do të kryejë ndërtimin tha se kulla gjigante u skicua për herë të parë në Paris në 2009.

“Unë ëndërroja që të ndërtoja këtë projekt për më shumë se një dekadë”, thotë ai.

Në kompleksin që do të nisë ndërtimin gjatë muajve të ardhshëm, do të mund të gjeni hotele me 5 dhe 6 yje, rezidenca luksoze, një pishinë gjigante në tarracë, ashensorë panoramikë, kinema, akuarium, ekspozitë, si dhe një strukturë konferencash ndërkombëtare për deri në 1000 delegatë. Turistët gjithashtu do të mund të shijojnë një fushë golfi apo një kishë ku mund të kryhen martesa.

“Në një zbritje nga lart-poshtë, të gjitha njësitë hoteliere dhe rezidenciale do të kenë tarraca spektakolare të jashtme të orientuara në jug-jugperëndim për pamje mahnitëse të Stone Town, bregdetit dhe perëndimeve të Zanzibarit”, thotë Cassia.

Në një pjesë të kompleksit të quajtur Zanzibar Domino Island Resort, i cili mund të aksesohet privatisht me helikopter, varkë ose nga një urë, do të ketë 104 vila “ekskluzive” mbi ujë.