Vendimi i Kosovës për targat është i drejtë
BKT
Kosovë

Vendimi i Kosovës për targat është i drejtë

Kryetari i Bujanocit: Vendimi i Kosovës për targat është i drejtë, presim reciprocitet edhe në fushat tjera.

Qeveria e Kosovës së fundi ka vendosur masën e reciprocitetit për targat me Serbinë. Këtë vendim e ka mirëpritur edhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ani pse mund të ketë problem në qarkullim.

Arifi për Indeksonline tha se, vendimi është i drejtë pasi që ka qenë i nxitur nga qeveria serbe.

“Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit rreth targave është një vendim i drejtë, përkundër faktit që mund të vonojë qarkullimin e qytetarëve tanë me rastin e ndërrimit të tabelave. Gjithsesi, ky vendim ka qenë i nxitur nga qeveria serbe, e cila nuk ka zbatuar marrëveshjen e Brukselit për qarkullim dhe lëvizje të lirë të qytetarëve të dy shteteve.

10 vite qytetarët e Republikës së Kosovës kanë paguar, i kanë fshehur apo hequr tabelat kur kanë hyrë në Serbi. Ne kemi kërkuar vazhdimisht reciprocitet dhe vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës ka të bëjë me zbatimin e reciprocitetit”, u shpreh ai .


MË SHUME NGA Kosovë