Artisti krijon skulpturë të avokados prej ari, me vlerë 3 milionë dollarë
Sharr Travel

Artisti krijon skulpturë të avokados prej ari, me vlerë 3 milionë dollarë

Artisti gjerman, Tim Bengel, ka krijuar një skulpturë avokadoje, të bërë tërësisht prej ari, duke lënë publikun të mahnitur.

Bengel kohët e fundit ndau një paraqitje të shkurtër të këtij krijimi në Instagram me mbishkrimin “Skulptura ime e parë”.

Kjo skulpturë është bërë me mbi 18 karat ari dhe vetëm materiali vlen më shumë se 250 mijë dollarë.

Skulptura, e titulluar “Kush dëshiron të jetojë përgjithmonë?”, ngjan me pesë feta domatesh, gjethe, pjesë të avokados dhe dy gjysma të kungullit.

Kostoja e vetëm një prej fetave të avokados vlerësohet të jetë 14 mijë dollarë.

Skulptura është ekspozuar në ekspozitën “Java e Artit” në Berlin. Ajo është vlerësuar me 3 milionë dollarë, sipas New York Post./klankosova