Ia preu flokët keq, parukeria gjobitet me 271 mijë dollarë

Ia preu flokët keq, parukeria gjobitet me 271 mijë dollarë

Një gjykatë në Indi urdhëroi një sallon bukurie në Indi të paguajë një modele 271 mijë dollarë, të cilës i kishte prerë keq modelin e flokëve.

Sipas vendimit të gjykatës, vajza e re reklamonte produkte kozmetike me flokët e saj të gjatë, por salloni i bukurisë i preu ato ndryshe nga instruksionet e saj duke i shkaktuar dëme të mëdha monetare.

Salloni, i cili është pjesë e një zinxhiri të njohur hotelesh në Delhi, ka deklaruar se do ta apelojë këtë vendim.


MË SHUME NGA Kuriozitete