Kongresi i Parë Klinik si mundësi shkëmbim përvojaash me kirurgët e huaj
Sharr Travel

Kongresi i Parë Klinik si mundësi shkëmbim përvojaash me kirurgët e huaj

Kongresi i Parë Klinik po shihet se një mundësi për shkëmbim të përvojave më të mira dhe bashkëkohore kirurgjike, por edhe si mundësi e mirë që shumë kirurgë të rinj të vendosin kontakte me kirurgë ndërkombëtar për të vazhduar tutje avancimin e tyre.

Ky Kongres që po mbahet për herë të parë në Kosovës është organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës dhe Oda e Mjekëve të Kosovës. 

Drejtoresha ekzekutive e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Dafina Mahmutaj thotë se rrjedhja e Kongresit po ecën mirë dhe po respektohen të gjitha masat anti-Covid. 

“Deri tani është gjithçka në rregull nuk është thyer asnjëra nga rregullat e vendosura për pandeminë. Kemi qenë strik pa vaksinim nuk ka hyrë askush pa test PCR askush, do të thotë ka qenë çdo gjë në nivel”, theksoi Mahmutaj. 

 Mahmutaj thotë se përmes këtij organizimi po u hapen rrugë mjekëve të rinjë që të avancohen tutje në këtë lëmi, por edhe të shkëmbehen praktikat më të reja kirurgjike që po përdorën në botë. 

“Ky kongres është duke iu hapur rrugë të reja për shkëmbime për shkuarje jashtë, vetëm këtu pesë-gjashtë nga studentët me profesor Demitrius Litën që është një kirurg fenomenal ndër kirurgët më të njohur në Amerikë i cili është i gatshëm me iu ndihmua gjeneratave të reja për avancim. Është shumë me rëndësi për tu shkëmbyer përvojat sepse këtu nuk po shkëmbehen përvojat vetëm në lëmin e kirurgjisë të përgjithshme por po shkëmbehen përvoja në 13 drejtime të kirurgjisë”, u shpreh ajo. 

Në Kongresin Klinik po marrin pjesë edhe shumë mjek të rinj që synojnë t’i bashkohen kirurgjisë. 

Arita Rexha tha se përmes këtij Kongresi po mësojnë praktikat më bashkëkohore të kirurgjisë me qëllim më të mirë të pacientëve. 

Ajo tha se po ashtu këso lloj takimesh ofrojnë mundësi për të lidhur kontakte me mjekë ndërkombëtar. 

“Kualiteti i këtyre ligjëratave neve na ndihmojnë me u avancua dhe me i ndjek trendet botërore dhe udhëzuesit kryesor qe po përdorën tash në 2021 në kirurgji dhe kjo është shumë e rëndësishme sidomos për neve në Kosovë. E dyta e mirë e gjithë këtij kongresi është që neve na u janë hapur dyert me pas kontakte me mjekët dhe kirurgët qe janë jashtë dhe kështu mjekët e Kosovës nuk kanë me qenë të izoluar siç kanë qenë deri më tani”, theksoi ai. 

Tutje Kongresi i Para Klinik po vazhdon punimet e tij ku kirurgë vendor dhe ndërkombëtar po ligjërojnë për metodat më të reja kirurgjike. 

Në këtë Kongres po marrin pjesë rreth 850 profesionistë shëndetësor nga drejtimi i kirurgjisë. Disa janë të pranishëm fizikisht e të tjerët janë kyçur përmes formave virtuale.

Kongresi i Parë Klinik do të zgjas deri më 26 shtator 2021.