Haradinaj takon banorët e Emshirit, u premton zgjidhje me infrastrukturë
Sharr Travel

Haradinaj takon banorët e Emshirit, u premton zgjidhje me infrastrukturë

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vazhduar takimet e përditshme me banorë të Prishtinës, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale.

Kësaj radhe Haradinaj ka takuar disa banorë të lagjes Emshir, me të cilët ka biseduar rreth programit të tij për Prishtinën si dhe rreth problemeve me të cilët ballafaqohen qytetarët e asaj pjese të Prishtinës.

“Sot me disa banorë të Emshirit, në zyret e shtabit e para Prishtina. Përfundimi i projektit të kolektorit dhe problemet me infrastrukturë të lagjes Emshir, do të kenë adresë zgjidhjeje”, tha ai.

Tutje, Haradinaj theksoi se në bashkëbisedim me banorët, duke dëgjuar për problemet dhe kërkesat e tyre, i siguruan që programi i tyre për kryeqytetin më së shumti u përgjigjet atyre.